LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 11:11

Urime! Kosova merr super lajm dhe qindra miliona

Kosova do të përfitojë gjithsej 206.4 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, pas miratimit të projekteve në kuadër të programeve IPA 2026, IPA 2027 dhe Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Lajmi është bërë i ditur pasi Bashkimi Evropian njoftoi zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova, në vlerë prej 180.5 milionë euro.

Sipas njoftimit, pas miratimit formal nga Komisioni Evropian dhe nënshkrimit e ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi i Kosovës, projektet do të hyjnë në fazën e zbatimit.

Fondet e miratuara do të investohen në disa prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit:

Sipas autoriteteve, rreth gjysma e këtyre fondeve do të investohen në projekte infrastrukturore, ndërsa pjesa tjetër do të mbështesë reforma institucionale, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Shumica e projekteve do të realizohen në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet e Kosovës.

Përveç fondeve IPA, Bashkimi Evropian ka miratuar edhe tre grante në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro.

Autoritetet e Kosovës e kanë vlerësuar këtë vendim si një mbështetje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.

Sipas tyre, fondet do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën, sigurinë energjetike, mbrojtjen e mjedisit, arsimin, punësimin dhe sundimin e ligjit, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Në total, vlera e mbështetjes së miratuar arrin në 206.4 milionë euro, një ndër paketat më të mëdha financiare të miratuara për Kosovën në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE