
Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës, e cila ka alarmuar te gjithe Shqiperine, ku një 14-vjeçare u raportua e zhdukur pas një konflikti të dyshuar me një mësuese lidhur me një notë në matematikë.
Sipas familjarëve, e mitura kishte qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe pas përfundimit të mësimit, nuk ishte kthyer në banesë. Për disa orë, familja humbi çdo kontakt me vajzën, duke përjetuar momente ankthi dhe pasigurie për fatin e saj.
Fatmirësisht, mbrëmjen e djeshme 14-vjeçarja është gjetur në Tiranë. Burime pranë familjes bëjnë me dije se ajo kishte hyrë në një lokal dhe kishte kërkuar ndihmë. Kanë qenë pronarët e biznesit ata që kanë kontaktuar menjëherë prindërit, duke bërë të mundur gjetjen e saj.
Ndërkohë, ditën e sotme babai i së miturës ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku është shprehur i tronditur nga ajo që ndodhi. Ai tregoi se vajza ishte ndjerë shumë keq pas notës së marrë në matematikë, që sipas tij, e ka bërë të largohet nga shtëpia.
“Ishte për një notë që kishte marrë në matematikë. Ishte ndjerë keq. Ky ishte veprimi i saj. Nga Vlora, në Tiranë e gjeta. Ishte e panikosur, kishte kërkuar ndihmë në një lokal. Ata më lajmëruan. Nga ora 22:00 u gjet. Mirë është tani. Nuk kam arritur të flasë me mësuesen, se nuk e kam mbledhur mendjen akoma,” tha babai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
