LAJME / E Mërkurë 5 Mars 2025, 18:06

U largua nga shtëpia e ‘BBV’ pasi mori lajmin për të atin, Danja ‘shokon’ me deklartën e saj për G-

Danja ka folur me Jozin për G Banin dhe largimin e tij nga shtëpia pasi Ledioni i komunikoi se babai i tij ishte shtruar në spital. Ditët e fundit Danja ka pasur debate të ashpra dhe të njëpasnjëshme me G Banin ku ky i fundit e ka ofenduar shumë rëndë.

Ajo ka deklaruar ditën e sotme se nuk e fal G Banin, pasi askush nuk e ka ofenduar në atë mënyrë dhe në atë gradë që sipas saj G Bani e ka bërë.

Danja:

I thashë ishalla bëhet më mirë babai edhe kaq. Për ta falur nuk e fal G Banin, o për lojë o ku di unë disa gjëra nuk thuhen. Le të më gjykojë gjithë dynjaja, le të më thonë shtrigë.

Kurrë nuk më ka ofenduar njeri ashtu në atë gradë, edhe pa i bërë asgjë. Nervat e atij do i haj kjo detektivja e shtëpisë,(Gerta) u bë me atë që të hante ndonjë copë tortë.