
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar pasditen e së mërkurës në fshatin Jashanicë të Klinës, ku një 26-vjeçare dyshohet se u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia ka ndërhyrë menjëherë pas pranimit të një telefonate për dhunë në familje, duke arrestuar në vendngjarje të dyshuarin Y. H., 27-vjeçar.
Sipas deklarimit të viktimës, Q. H., 26-vjeçare, pas një fjalosjeje, bashkëshorti i saj e kishte goditur me shuplaka dhe grushte në fytyrë dhe kokë, duke i shkaktuar lëndime të dukshme.
26-vjeçarja është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-në e Klinës, ku janë konstatuar shenja të dhunës në fytyrë dhe kokë.
Pas intervistimit të palëve dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Y. H është ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, viktima së bashku me tre fëmijët e saj është larguar nga banesa dhe është strehuar te familjarët.
Hetimet për rastin janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
