SHOWBIZ / E Enjte 10 Shtator 2026, 10:10

"As stafi i TAR stë duron dot"/ Ish-banori i BBVA 5 shpërthen ndaj Ledion Liços: Të erdhi dita e llogarisë, na bën si ëngjëll...

Rogert Sterkaj ka bërë një tjetër reagim të fortë në rrjetet sociale, këtë herë duke iu drejtuar drejtpërdrejt Ledion Liços.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5” ka publikuar disa deklarata kritike ndaj moderatorit, duke mos i kursyer akuzat dhe ironitë.

“Ledion Liço, na shet pallavra filozofike. Rri aty, merr rrogën… se edhe ty të vjen dita e llogarisë nga Top Channel!!!”, shkruan Rogerti në një prej postimeve të publikuara.

Por ai nuk është ndalur me kaq. Në një tjetër reagim, Sterkaj e cilëson Liçon “fake” dhe pretendon se sjellja e tij përpara publikut ndryshon nga ajo prapa mikrofonit.

“F.A.K.E. M.O.F.O. Engjëll në ekran, diktator pas mikrofonit. E gjithë stafi i Top Albania Radio s’të duron dot!”, shkruan ndër të tjera ish-banori.

Nuk dihet çfarë e nxiti Rogertin për të bërë këto deklarata ndaj moderatorit Ledion Liço, megjithatë, kujtojmë se pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 5, në studion e spektaklit, Rogerti pati disa përplasje me Ledionin.