LAJME / E Shtunë 11 Prill 2026, 14:02

U kap i fshehur në një shtëpi bari, shqiptari: Erdha të realizoja ëndrrat, por gjithçka u kthye në një makth (EMRI)

Një shtetas shqiptar, i cili ndodhej ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, është arrestuar nga autoritetet britanike pasi u zbulua i fshehur në papafingon e një shtëpie të përdorur për kultivimin e kanabisit.

Ngjarja daton në muajin shkurt, kur policia ndërhyri në një pronë në Leopold Street, në zonën e Jarrow, South Tyneside. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan 158 bimë kanabisi të kultivuara në katër ambiente të ndara brenda banesës.

Sipas të dhënave të paraqitura në Gjykatën e Kurorës në Newcastle, prodhimi i paligjshëm mund të arrinte një vlerë tregu deri në 39 mijë paund.

Prokurori Kevin Wardlaw deklaroi se i arrestuari, Ramazan Lami, nuk kishte precedentë penalë, por gjithashtu nuk gëzonte të drejtën për të qëndruar në territorin britanik, raportojnë mediat vendase.

Vetë Lami ka pranuar përfshirjen në kultivimin e kanabisit, ndërsa në seancë u theksua se ai kishte rolin e “kopshtarit” në këtë aktivitet të paligjshëm. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Jason Smith argumentoi se klienti i tij kishte hyrë ilegalisht në Britani pasi i ishte premtuar një jetë më e mirë, por realiteti rezultoi krejt ndryshe.

Sipas mbrojtjes, Lami ishte fshehur në papafingo dhe kishte deklaruar se kishte qëndruar aty vetëm për disa orë përpara se të zbulohej nga policia. Ai e ka përshkruar periudhën në paraburgim si tepër të vështirë, ndërsa pritet të deportohet në mënyrë vullnetare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE