
Një javë pas dorëheqjes së Lorena Arapaj, ditën e sotme është emëruar në krye të Spitalit të Vlorës Mjaftesa Sulaj.
Në 2025 Sulaj ishte kandidate për deputete në Kuvendin e Shqipërisë në angazhim për çështjet publike dhe përgjegjësinë qytetare.
Ajo ka mbaruar studimet e larta të nivelit të Bachelor, në 2022 në fushën e Kontabilitetit në SHBA.
Në 2023 përfundoi masterin shkencor në të njëjtën fushë. Në vitet pasuese Sulaj ndoqi studimet në Kontabilitet në Universitetin e La Sapienza në Itali.
Gjatë studimeve në Master, Sulaj ishte pedagoge në Kolegjin Universitar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu mësohet se ka punuar si kontabiliste dhe audituese në disa kompani në SHBA.
Përvec kontributit të saj të dhënë në mësimdhënie, Sulaj është autore dhe bashkautore të disa artikujve shkencorë në fushën e Kontabilitetit.
Kujtojmë se drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, Lorena Arapaj dha dorëheqjen e saj të hënën e javës së shkuar dorëheqjen nga detyra e saj, vetëm 8 muaj pasi ishte në krye të këtij institucioni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
