
Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në ambientet e lokalit të tij ka qenë edhe pjesë e
strukturave drejtuese të Partisë Demokratike në Sarandë.
Deputetja e këtij qarku, Ina Zhupa në një reagim në rrjetet sociale shprehet e tronditur për ngjarjen, ndërsa thotë se PD humbi
një drejtues të strukturave të saj, një kontributor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të vyer. Ligjvënësja demokrate pret nga
policia dhe institucionet përgjegjëse që të zbardhin ngjarjen, ndërsa autorët e krimit të vendosen para drejtësisë.
“E tronditur thellë nga lajmi për vrasjen e Rexhep Ismailit. Një njeri me vlera dhe një patriot i përkushtuar. Partia Demokratike
humbi një drejtues të strukturave të saj, një kontributor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të vyer. Rexhepi drejtonte
gjithashtu shoqatën ‘Çamëria’ dhe ishte një zë i fortë në mbrojtje të kauzave kombëtare. Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë dhimbje
dhe tronditje te të gjithë ne që e njohëm.Pres që institucionet ligjzbatuese, Policia e Shtetit dhe Prokuroria, të veprojnë me
përgjegjësi të plotë për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje dhe vendosjen e autorëve përpara drejtësisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Rexhep Ismailin. U prehtë në paqe”, shkruan Ina Zhupa, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
