LAJME / E Hënë 15 Dhjetor 2025, 23:11

U dogj në Llogara/ Artjon Xhelo ish-efektiv i “Shqiponjave”, u përjashtua nga policia në 2023

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga vdekja e ish-efektivit Artjon Xhelo, i cili u gjet i djegur ditën e sotme, brenda një makine në Qafën e Llogarasë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Xhelo ishte efektiv i Forcave Operacionale “Shqiponjat” dhe në vitin 2023, kishte shfaqur disa probleme psikologjike dhe ishte transferuar në Postën e Policisë Poliçan.

Aty raportohet se Xhelos i humbi arma e shërbimit dhe DVP Berat i dha një masë disiplinore dhe e përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve, ish-efektivi kishte probleme të theksuara të depresionit dhe psikologjike.

Ai u gjet i djegur brenda makinës së tij, tip BMW, rreth orës 14:35 të ditës së sotme. Rasti është ende nën hetim nga policia, ndërkohë paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari dogji veten me benzinë brenda mjetit.

Shkak dyshohet të ketë qënë fakti se nuk kishte mundur të gjente një punë dhe në bisedën e fundit me familjarët ai kishte thënë se nuk do të kthehej në shtëpi nëse nuk do të gjente punë sot, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE