
Roman Novak nga Shën Petersburgu, themeluesi i një platforme kriptomonedhash, dhe gruaja e tij Anna janë gjetur të vdekur në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Familja e tyre raportoi zhdukjen e çiftit rreth një muaj më parë pasi humbën kontaktet me ta.
Sipas faqes ruse Fontanka, çifti u vranë në një vilë me qira në rajonin Hatta, pranë kufirit me Omanin, ku u “joshën” me pretekstin se do të takoheshin me investitorë potencialë.
Motivi i mundshëm për krimin duket se ka qenë zhvatja. Sipas Deutsche Welle, Roman Novak ishte i njohur për krijimin e platformës Fintopio, e cila ofronte transferta të shpejta kriptomonedhash.
Ai kishte tërhequr rreth 500 milionë dollarë investime përpara se të zhdukej me paratë, duke i lënë punonjësit e tij pa pagesë, ndërsa investitorët, përfshirë biznesmenë kinezë dhe të Lindjes së Mesme, humbën paratë e tyre.
Për të tërhequr investitorë në projektin e tij, ai pretendoi se kishte lidhje me princat arabë dhe themeluesin e Telegram Pavel Durov, megjithëse ky i fundit e mohoi. Në nëntor 2020, Novak u dënua me gjashtë vjet burg për përvetësim të 100,000 dollarëve nga partneri i tij.
Sipas informacioneve, autorët dyshohet se kërkuan të fitonin akses në portofolin e kriptomonedhave të Novak, në të cilin, siç besonin ata, ruheshin miliarda dollarë.
Megjithatë, portofoli rezultoi të ishte bosh. Pas kësaj, çifti u vra, trupat e tyre u copëtuan dhe pjesët e trupit të tyre u vendosën në qese. Qeset u gjetën në kazanë të ndryshëm pranë një qendre tregtare në rajonin Khata.
Komiteti Hetimor Rus njoftoi se kishte hapur një çështje penale për vrasjen e tyre. Sipas autoriteteve, çifti u nis më 2 tetor për t’u takuar me “investitorë të panjohur” në rajonin Khata.
Shoferi i la ata pranë një liqeni, nga ku hipën në një automjet tjetër dhe ikën duke u zhdukur pa asnjë gjurmë.
Sipas Fontanka, policia ka arrestuar tetë persona, të paktën tre prej të cilëve janë nga Shën Petersburgu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
