
lli Shkalla, shqiptari 27-vjeçar i arratisur nga burgu grek është arrestuar nga Policia e vendit fqinj. Ai u vendos në pranga në Beoti, teksa policia gjeti një makinë të parkuar në autostradën PATHE (drejtimi drejt Selanikut).
Shoferi i mjetit, rezultoi të ishte 27-vjeçari shqiptar, i cili mëngjesin e 18 shtatorit u arratis nga burgu hapur i Kasandrës, Halkidiki.
Gjatë kontrollit të riut shqiptar iu gjet një pistoletë replika dhe një telefon celular. Nga hetimet rezultoi se makina që posedonte ishte e vjedhur.
Ylli Shkalla 27-vjeç, nga Tirana, ishte dënuar për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe i kishte mbetur vetëm një muaj burg. Ai po vuante dënim në gjysmë liri në këtë burg bujqësor ku edhe punonte.
Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
