
Një përplasje e fortë politike ka shpërthyer në Shqipëri, pasi deklaratat dhe veprimet e fundit të kryeministrit Edi Rama kanë
ngjallur reagime të ashpra nga opozita dhe figura publike.
Deputeti Redi Muçi, së bashku me analistin Erald Kapri, kanë kritikuar hapur qëndrimin e Ramës ndaj zhvillimeve në Lindjen e
Mesme, duke e akuzuar për standarde të dyfishta dhe mungesë reagimi ndaj situatës në Gaza.
“Turp, si e takove Benjamin Netanyahu dhe pse nuk reagove për krimet në Gaza?” – është deklarata që ka ndezur debat të
fortë publik dhe politik. Sipas tyre, vendimi i qeverisë shqiptare për të shpallur Iranin si shtet terrorist dhe njëkohësisht afrimi
diplomatik me Izraelin ka krijuar një perceptim të rrezikshëm për politikën e jashtme të vendit.
Këto zhvillime kanë rikthyer në qendër të vëmendjes diskutimin mbi balancat gjeopolitike dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi drejtimin që po ndjek diplomacia shqiptare në një kohë tensionesh globale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
