LAJME / E Premte 8 Maj 2026, 08:08

TURP! Pasuri "sheikësh, deputetët 420 mije euro në 4 muaj për naftë e bileta avioni, populli në varfëri!

Deputetët me pasuri “sheikësh, por marrin edhe 75 mijë lekë të vjetra për pasaportë…

Teksa çmimet po rriten dhe një pjesë e madhe e qytetarëve përballen me vështirësi financiare, të vetmit që nuk e vrasin fort mendjen për çmimin e naftës apo koston e jetesës janë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë. Përveçse i rritën rrogat vetes, duke i çuar në mbi 300 mijë lekë të reja në muaj, nuk ngopen me dieta dhe udhëtime.

Sipas të dhënave të Kuvendit, për periudhën janar-prill janë shpenzuar në total për qejfet e deputetëve plot 40,608,208 lekë. Nga këto, 11,200,560 janë shpenzime për bileta avioni; 24,824,738 lekë për karburant; 1,178,610 lekë për ujë të pijshëm dhe 3,404,300 lekë për riparimin e makinave me të cilat lëvizin kryetari, nënkryetarët dhe personeli.

Por ajo që e bën më të dhimbshme situatën është se deputetët, edhe pse kanë miliona, kanë marrë nga 75 mijë lekë të vjetra rimbursim për nxjerrjen e pasaportave. Gjatë muajit janar kanë përfituar rimbursim për pasaportat: Adi Qose, Asfloral Haxhiu, Enriketa Jaho, Genti Lakollari, Ledina Alolli, Manjola Luku dhe Sara Mila.

Ndërsa gjatë shkurtit dhe marsit, sipas të dhënave të bëra sot publike, kanë përfituar Ilgli Cara, Ardit Bido, Fidel Kreka dhe Kliti Hoti. Ky i fundit është biznesmen. Në ILDKPKI ka deklaruar pasuri miliona euro. Ka disa apartamente, aksione, makinë 70 mijë euro etj. Por, si duket, Kliti Hotit i “dhimbsen” ato 7.500 lekë dhe do t’i marrë nga taksat e qytetarëve.

Sipas të dhënave të tjera, vetëm gjatë muajit shkurt janë shpenzuar nga buxheti 2,175,800 lekë si rimbursim telefoni; 4,503,499 lekë për karburant dhe 14,268,101 lekë për dieta. Ndërkohë, për pagat e deputetëve në muajin shkurt janë paguar gati 300 milionë lekë të vjetra.

Për muajin mars janë paguar në total për benefite të deputetëve 22,953,587 lekë, ndërsa për paga 29,315,533 lekë. /Pamfleti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE