
Pamje të rënda janë publikuar nga ngjarja e regjistruar këtë paradite në kryeqytet, ku në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë një grua, identiteti i së cilës ende nuk dihet, është përplasur për vdekje.
Sipas informacioneve paraprake, autoboti me ujë goditi gruan, e cila po lëviste me një motor të vogël elektrik. Përplasja rezultoi fatale, pasi viktima nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Pamjet nga vendi i aksidentit janë tronditëse ku trupi i pajetë i gruas shihet i shtrirë në tokë, ndërsa pranë saj ndodhet edhe mjeti i saj elektrik, i dëmtuar nga përplasja. Zona është rrethuar menjëherë nga forcat e policisë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e urgjencës.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se pas aksidentit kanë mbërritur edhe familjarët e viktimës. Bashkëshorti i saj është parë në gjendje të rënduar, teksa ka shpërthyer në lot pranë vendit ku humbi jetën shoqja e tij e jetës.
Ndërkohë, drejtuesi i autobotit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është fotografuar i tronditur dhe i frikësuar, teksa ka pritur mbërritjen e efektivëve të policisë për vijimin e procedurave ligjore.
View this post on Instagram
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia me qëllim për të zbardhur dhe identitetin e viktimës si dhe të shoferit që shkaktoi aksidentin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
