LAJME / E Enjte 15 Janar 2026, 02:02

Trupi i 56-vjeçarit gjendet i pajetë brenda stanit, ja dyshimet e para

Trupi i pajetë i një bariu 56-vjeçar është gjetur në Tepelenë, ndërsa grupi hetimor po verifikon për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dhëmblan, në ambientet e një stani. Sipas policisë së Gjirokastrës, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe pista e parë është një vdekje natyrore, ose një atak kardiak.

Hetuesit do mbeten në pritje të ekspertimit mjeko-ligjor për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE