LAJME / E Hënë 3 Gusht 2026, 02:02

SPAK e ka ne kerkim per dosjen ARUBA, ish drejtori VIP e sfidon duke bere foto ne mes te bllokut

Besnik Myftari, ish drejtor ne Top Media, i shpallur ne kerkim nga SPAK per dosjen “Aruba”, duket se nuk eshte me ne kerkim, pasi ka filluar te qarkulloje i lire ne mes te Tiranes.

Vetem pak minuta me pare, ai ka publikuar nje foto ne facebookun e tij personal, duke bere xhiro ne rruget e bllokut te Tiranes.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dosjen e njohur si “Aruba” kanë çuar në ekzekutimin e disa masave të sigurisë, ndërsa mes personave për të cilët është caktuar masa e arrestit në mungesë figuron edhe Besnik Myftari, ish-zëvendësdrejtor i Top Channel.

Sipas materialeve hetimore, në komunikimet e zbardhura nga platforma e enkriptuar Sky ECC, të dyshuarit i referohen Myftarit me nofkën “Beso”.

Nga hetimet rezulton se Myftari dyshohet se ushtronte ndikim pranë institucioneve qeveritare për çështje që lidhen me marrjen e lejeve për ndërtimin e kullave. Po ashtu, sipas dosjes, ai dyshohet se do të ndihmonte grupin kriminal në blerjen e një televizioni dhe të një portali informativ.

Në një prej pjesëve të dosjes hetimore thuhet se Besnik Myftari ka luajtur rol në orientimin e investimeve në një pronë të caktuar, duke i bindur personat e përfshirë se në atë zonë do të ndërtohej një pallat.

“Besnik Myftari, përdorues i numrit të telefonit 06920xxx04, person i cili ka orientuar ata që të investojnë në këtë pronë, duke i bindur se aty do të bëhej pallat, duke blerë sipërfaqe tek pronarët e truallit. Ky veprim është realizuar referuar kontratave noteriale të lidhura me bashkëpronarët e truallit, të afërm të personit nën hetim Adrian Rama, të referuar në komunikime si ‘kushërinjtë e atyre të Kapriçios’”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK vijon hetimet për të zbardhur rolin dhe përfshirjen e secilit prej personave të dyshuar në këtë çështje, ndërsa masa e arrestit në mungesë ndaj Myftarit mbetet në fuqi deri në ekzekutimin e saj ose një vendim tjetër të organeve kompetente.

Shënim: Të gjitha pretendimet e mësipërme bazohen në materialet hetimore të SPAK dhe përbëjnë dyshime që janë në proces verifikimi nga drejtësia. Personat e përmendur prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE