LAJME / E Shtunë 20 Dhjetor 2025, 21:09

Trump “hap thesin” për Kosovën: Nuk do ketë ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh!

Pas lajmit se presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes ku është përfshirë edhe Kosova,

Ambasada e saj në Uashington reagoi përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.

“Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare nënvizon mes të tjerash përkushtimin e SHBA-së ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke, dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh.

Mirënjohës Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe gjithë atyre që u angazhuan në përfshirjen dhe miratimin e dispozitave me peshë për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Akti Kombëtar për Mbrojtje për vitin fiskal 2026 autorizon shpenzim vjetor rekord për ushtrinë amerikane që arrin vlerën e 901 miliardë dollarëve, apo 8 miliardë më shumë seç kishte kërkuar Trumpi.

Teksti i këtij dokumenti përmend në mënyrë të vecantë Ballkanin Perëndimor, duke nenvizuar se ulja e varësisë së rajonit nga gazi dhe karburantet fosile ruse është në interes kombëtar të SHBA-së, dhe se Uashingtoni duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE