LAJME / E Hënë 23 Mars 2026, 10:10

Trump dha ultimatum për çlirimin e ngushticës brenda 48 orëve, reagon Irani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një ultimatum ndaj Iranit për hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump paralajmëroi se në të kundërt, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin sulme ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, përfshirë termocentralet, duke nisur nga më i madhi.

Nga ana tjetër, reagimi i Teheranit ka qenë i menjëhershëm. Garda Revolucionare Iraniane deklaroi se nëse kërcënimet amerikane vihen në zbatim, Irani do të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit.

Sipas deklaratës së transmetuar nga mediat shtetërore iraniane, ngushtica nuk do të rihapet derisa infrastruktura energjetike e vendit të rindërtohet.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës, dhe çdo përshkallëzim i situatës në këtë zonë shihet si rrezik për tregjet ndërkombëtare të energjisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE