LAJME / E Martë 16 Dhjetor 2025, 14:02

TRONDITËSE/ Një person gjendet i djegur brenda makinës, edhe banesa e tij e shkrumbuar

Zjarrfikësit e Brigadës Polydross u përballën me një skenë makabre mëngjesin e së martës, kur një person u gjet i karbonizuar brenda një automjeti në zonën e Mariolatës, në prefekturën e Fokidës.

Sipas raportimeve të tvstar.gr, viktima dyshohet të jetë pronari i automjetit. Ndërkohë, tragjedia u shoqërua me një tjetër episod alarmues, pasi pothuajse në të njëjtën kohë u njoftua për një zjarr në një banesë në Mariolata, e cila i përkiste të njëjtit person.

Forca të shumta të zjarrfikësve u angazhuan menjëherë për të përballuar të dyja vatrat e zjarrit. Ndërsa automjeti ishte shkrumbuar plotësisht, zjarri në banesë vijonte ende në momentin e raportimit, duke vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e dy zjarreve, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE