
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Maliqit, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë banesën e familjes Hazisllari, duke shkaktuar dy viktima dhe një fëmijë në gjendje kritike.
Të ndjerët janë Luka Hazisllari, 14 vjeç, dhe nëna e tij, Mejreme Hazisllari, të cilët humbën jetën nga asfiksia dhe plagët e marra në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve.
Ndërkohë, vajza 6-vjeçare e familjes, Nefeli Hazisllari, ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
Burime për mediat nga spitali bëjnë me dije se e mitura, e diagnostikuar me autizëm, ka pësuar djegie të rënda në gjymtyrë dhe ndodhet në reanimacion. Aktualisht ajo është e intubuar dhe ekziston rreziku i amputimit të duarve dhe këmbëve, për shkak të dëmtimeve ekstreme që ka pësuar trupi i saj.
Të dy fëmijët ishin të diagnostikuar me sindromën e autizmit, ndërsa familja Hazisllari jetonte në kushte të vështira ekonomike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
