
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot, më 8 gusht, qytetin e Korçës. Joan Zuko u nda nga jeta në moshën 20-vjeçare, ndërsa u vra nga shoku i tij me kallashnikov.
Zuko ishte pjesë e akademisë së Skënderbeut deri në vitin 2017, kur mbronte portën e ekipit U-15. Aktualisht ishte pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se ka ndjekur të riun, i cili nuk ishte banor i zonës ku ka ndodhur ngjarja.
Në tentativë për t’i shpëtuar autorit, Joan Zuko ka hyrë në një pallat, por autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka kapur brenda ambienteve të pallatit, ku edhe e ka qëlluar me armë për vdekje.
Burime bëjnë me dije se autori dhe viktima kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Autori, mësohet se është person me precedentë penalë, për armëmbajtje pa lejë dhe plagosje.
Ndërkohë, ai është identifikuar nga policia, e cila vijon punën për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur edhe postblloqe policie, ndërsa kontrollet po vijojnë për të bërë të mundur arrestimin e autorit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
