LAJME / E Diel 31 Maj 2026, 20:08

Tronditëse në Turqi: 10-vjeçari i zhdukur gjendet i varrosur i mbuluar me dhe, por ende gjallë

Një ngjarje tronditëse është raportuar në provincën e Hatayit në Turqi, ku një fëmijë 10-vjeçar me shtetësi të huaj, i cili ishte shpallur i zhdukur, është gjetur i gjallë dhe i plagosur, i mbuluar me dhe.

Sipas mediave turke, fëmija është lokalizuar pas kërkimeve të autoriteteve dhe është nxjerrë nga toka me shenja lëndimesh në trup. Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij po monitorohet nga ekipet shëndetësore.

Lidhur me rastin, policia ka ndaluar xhaxhain e fëmijës, i cili dyshohet se e ka dhunuar fizikisht dhe më pas ka tentuar ta fshehë duke e mbuluar pjesërisht me dhe.

Autoritetet turke kanë nisur hetime të plota për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, motivet dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE