
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2 të Rrogozhinës, ku një vajzë vetëm 2 vjeçe ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet gjatë manovrës së kthimit në një prej rrugicave të zonës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, mjeti drejtohej nga 24-vjeçari F. Xh., banues në Rrogozhinë, i cili është shoqëruar menjëherë në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore në këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur komunitetin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
