
Rënia e euros vijon të thellohet në vendin tonë. Sipas përditësimit të fundit të Bankës së Shqipërisë për këtë të enjte, monedha europiane ka shënuar një tjetër rënie të ndjeshme, duke zbritur në kuotën e 92 lekëve.
Në tregun vendas valutor, euro është blerë sot me 92 lekë dhe është shitur me 93.3 lekë, duke vijuar tendencën e dobësimit në raport me lekun. Që nga fillimi i vitit, kursi i euros ndaj monedhës vendase ka rënë me rreth 4%.
Sipas Bankës së Shqipërisë dhe ekspertëve të tregut, forcimi i lekut lidhet kryesisht me shtimin e prurjeve valutore në ekonomi. Fluksi i turistëve të huaj, dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja sjellin më shumë euro në treg, duke rritur ofertën dhe duke ushtruar presion mbi kursin e monedhës europiane.
Për të zbutur efektet e këtij forcimi të lekut, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg përmes blerjes së valutës. Gjatë tre muajve të parë të vitit 2026 janë blerë rreth 140 milionë euro, ndërsa deri në fund të vitit parashikohet që blerjet përmes ankandeve të arrijnë deri në 450 milionë euro, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
