LAJME / E Enjte 13 Gusht 2026, 17:05

Çpo ndodh!? Pas ditëve ‘përvëluese’ vjen shiu i papritur. Ja qyteti ku po bie shi i dendur tani ... (DETAJE)

Pas disa ditësh me temperatura të larta dhe mot të nxehtë, Tirana është përfshirë pasditen e sotme nga një ndryshim i menjëhershëm i kushteve atmosferike.

Reshjet e shiut kanë nisur në disa zona të kryeqytetit, ndërsa era e fortë ka shoqëruar prishjen e motit, duke sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave dhe duke i dhënë fund përkohësisht vapës së ditëve të fundit.

Qytetarët janë surprizuar nga ndryshimi i menjëhershëm i motit, ndërsa në rrugët e kryeqytetit është vënë re shtim i reshjeve dhe lëvizje e pemëve dhe objekteve të lehta nga era.

Pas ditëve përvëluese, shiu është pritur nga shumë qytetarë si një lehtësim, veçanërisht pas temperaturave të larta të regjistruara gjatë ditëve të fundit.

Situata pritet të monitorohet gjatë orëve në vijim, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku era mund të jetë pak më e fortë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE