LAJME / E Diel 16 Mars 2025, 16:04

Tronditëse/ Makina shkrumbohet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, dyshohet se…

Një makinë ka marrë flakë në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë.

Shërbimi zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Nga pamjet e publikuara në media, shihet makina e shkrumbuar plotësisht si pasojë e një defekti teknik.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.