
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Elbasan, ku një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, në lagjen “5 Maji”.
Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet policore, viktima është shtetasja H. W., 20 vjeçe, e lindur në një shtet të Azisë Jugore. Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.
Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje, ku ka kryer veprimet e para procedurale dhe ka dokumentuar rrethanat e ngjarjes. Trupi i pajetë i të resë është marrë për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe verifikimin e çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
