LAJME / E Mërkurë 26 Shkurt 2025, 15:03

Tronditëse/ Gruaja hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit

Një grua e re amerikane vrau foshnjën e saj të porsalindur duke e hedhur nga dritarja e një hoteli në Paris, tha zyra e prokurorit të Parisit.

Fëmija mori kujdes mjekësor urgjent pas rënies, por nuk mbijetoi, raporton Reuters.

Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë krim, i cili po trajtohet si vrasje e të miturit nën moshën 15 vjeçare, tha prokuroria.

Amerikania tani është në paraburgim. Ajo thuhet se ishte pjesë e një grupi të rinjsh që udhëtonin nëpër Evropë.