
Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili viijon raportimin në Komisionin e Ligjeve, i është përgjigjur pyetjes së deputetit të PD, Belind Këlliçi, duke konfirmuar se administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK.
“Është fakt publik ish-drejtori i rrugëve është marrë i pandehur dhe është i dërguar për gjykim në gjyqtarin e seancës paraprake, drejtori aktual është marrë i pandehur.
Ish drejtori i KESH është marrë i pandehur dhe po hetohet”, tha Dumani.
Më herët, Elezit i janë komunikuar akuzat “shpërdorim detyre dhe “shkelje e barazisë në tendera”.
Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
SPAK njoftoi në muajin maj, se ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private.
Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë.
Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.
Në raportimin e gjatë në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani ka treguar për herë të parë edhe momentet kur teksa ka qenë në punë, institucioni është rrethuar nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës që kërkonin lirimin e Erion Veliajt.
Ishte një prej seancave në GJKKO, kur po vlerësohej masa ndaj ish-kryebashkiakut, kur godina u rrethua nga dhjetëra protestues pro Veliajt, të cilët bllokuan derën e godinës, çka ua bëri të vështirë prokurorëve dhe gjyqtarëve të largoheshin pas përfundimit të seancës.
Kapri: Pas arrestimit të Veliajt, institucioni juaj u rrethua nga punonjës publik, institucionit iu hoqën edhe dritat dhe të nesërmen kryeministri deklaroi “mos bëni gabim të merrni telefonin tim”. A është kërcënim ndaj jush?
Dumani: Rrethimi i Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme ishte një shfaqje e shëmtuar. E përjetuar nga prokurorët e posaçëm, administrata dhe gjyqtarët e gjykatës së posaçme. Një ngjarje që nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Ne në mënyrë institucionale sinjalizuam institucionet përgjegjëse, të cilat nuk kishin marrë masa për mbrojtjen dhe ruajtjen e rendit në Prokurorinë e Posaçme. Unë mund të sjell përvojën time, pas mbarimit të gjykimit unë duhet të ikja në shtëpi dhe ishte ora 9.30-10 e darkës. Me vështirësi kemi kaluar përmes turmës së njerëzve. Kisha një emergjencë familjare dhe prandaj doja të ikja se ndryshe do prisja edhe 1 apo dy orë. Ishte një moment shumë i vështirë, jo për mua, por për trupën që më shoqëronte. Me shumë profesionalizëm ata evituan çdo incident, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
