LAJME / E Diel 28 Dhjetor 2025, 19:07

Tr*gjedi në kete vend, shembet ndertesa, vd*sin 3 persona të një familje, mes tyre dhe një foshnjë

Tre anëtarë të një familjeje mes tyre edhe një foshnjë njëvjeçare, humbi jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese në Soweto, në perëndim të Johanesburgut, në orët e para të mëngjesit të së dielës (28 dhjetor).

Sipas autoriteteve lokale dhe shërbimeve të emergjencës, tre persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa gjashtë persona ndodheshin brenda banesës në momentin e shembjes. Forcat e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të nxjerrin të plagosurit që ishin bllokuar nën rrënoja.

“Fatkeqësisht, tre jetë u humbën, dy gra adulte dhe një fëmijë. Ngjarja është nën hetim,” deklaroi përfaqësuesi i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Johanesburgut.

Kujtohet se më 12 dhjetor, një tjetër ndërtesë u shemb në Durban, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave, çka ka ngritur shqetësime për sigurinë e ndërtimeve në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE