LAJME / E Diel 5 Korrik 2026, 15:03

Tre tërmete radhazi shkundin Greqinë! Ja sa ishte forca e lëkundjeve

Tre tërmete radhazi shkundën sot (5 korrik) Greqinë, teksa ka pasur alram paniku.

Lëkundjet u regjistruan në mëngjes, në zonën më të gjerë detare të Karpathos, pa shkaktuar probleme, ndërsa mezi u ndjenë nga banorët e Karpathos dhe Kasos.

Tërmeti i parë ndodhi në orën 10:13 dhe kishte një magnitudë prej 3.4 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ndodhej 23 kilometra në jug të Karpathos, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Një tërmet i dytë pasoi në orën 11:07, me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter, me të njëjtin epiqendër dhe një thellësi fokale prej 16 kilometrash, informon media greke.

Disa minuta më vonë, në orën 11:11, u regjistrua një dridhje e tretë, me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, me një epiqendër 5 kilometra në jug-jugperëndim (SNNV) të Karpathos.

Sipas vlerësimeve të deritanishme, të tre dridhjet janë pjesë e sekuencës pas-goditjeve të tërmetit me magnitudë 5.2 që ndodhi më 2 korrik në të njëjtën zonë. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE