
Policia e Vlorës ka dhënë informacion për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Bishan, në aksin Levan-Vlorë, ku një shofer u gjet i pajetë brenda makinës.
Viktima është shtetasi 36-vjeçar Rafael Pasha, dhe sipas policisë ai vuante nga epilepsia. 36-vjeçari dyshohet të jetë ndjerë keq gjatë udhëtimit me makinë dhe ka ndaluar duke hapur krahun anës rrugës.
“Sot, në aksin rrugor Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Bishan, brenda një automjeti tip “Volksëagen”, të ndaluar në xhepin anësor të autostradës, dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale, drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Berat, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
