
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë pasi u aksidentua në punë.
Mësohet se shqiptari u plagos rëndë më 27 prill, teksa po punonte me një betoniere në një kantier ndërtimi, në Castelfiorentino të Empolit. Shqiptari raportohet se u godit nga mikseri i betonierës dhe mori plagë të rënda.
Fatkeqësisht, tre ditë pas aksidentit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve dhe ka humbur jetën. Karabinierët po hetojnë, së bashku me stafin e parandalimit të aksidenteve të autoritetit shëndetësor lokal.
Emri i punëtorit dhe detajet nuk bëhen të ditura, teksa ngjarja është ende nën hetim aktiv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
