LAJME / E Martë 27 Janar 2026, 12:12

TRAGJIKE/ Policia zbardh aksidentin e ndodhur gjatë natës në Shijak, i riu përplasi për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është shënuar natën e kaluar në aksin rrugor Shijak – Katund Sukth.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 të së hënës, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi B. R., 27 vjeç, banues në Durrës, ka përplasur një këmbësor. Viktima, shtetasi G. M., 73 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE