LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 19:07

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Një 29-vjeçare ka humbur jetën këtë të premte në bregdetin e Vlorës, pasi dyshohet se u mbyt në ujërat e Porto Novos.

Sipas të dhënave paraprake, e reja shqiptare është përballur me rryma të forta detare, të cilat konsiderohen të rrezikshme në këtë zonë të vijës bregdetare.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse, ndërsa trupi i pajetë u nxor nga deti dhe po transportohet me gomone drejt Triportit. Më pas, ai do të dërgohet në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës për veprimet e mëtejshme.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe po merr dëshmi nga banorë dhe pushues që ndodheshin pranë zonës në momentin e incidentit.

Porto Novo njihet si një nga zonat me rryma të forta dhe me risk të lartë për pushuesit, veçanërisht në ditët me dallgë dhe erë të fortë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE