
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Babrroit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar dhe ai është shtetasi me iniciale D. K, rreth 42 vjeç.
42-vjeçari, sipas policisë është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
