LAJME / E Shtunë 20 Dhjetor 2025, 14:02

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna në gjendje të rënduar psikologjike VAR VETEN

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku nënë e bir kanë humbur jetën pasditen e djeshme (19 Dhjetor).

Raportohet se 42 vjeçari Aleksander Marku është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij në lagjen rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme.

Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, e ëma, 72 vjeçarja me iniciale P. M., pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten.

Ajo u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE