LAJME / E Diel 16 Nëntor 2025, 20:08

Tragjike! Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për të vd*kur dhe disa të pl*gosur

Një makinë që transportonte emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ra në një greminë.

Ngjarja ndodhi orët e vona të ditës së djeshme, në një përrua në zonën pyjore të Rodopit, në Greqi.

Një person humbi jetën, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende deri më tani, ndërsa 3 të tjerë u plagosën dhe u nxorën me ndihmën e Zjarrfikësve dhe u transferuan në spitalet në Komotini dhe Selanik.

Oficerët e policisë nga Departamenti i Rojës Kufitare të Sapës të Drejtorisë së Policisë së Rodopit, thanë se makina devijoi duke dalë nga rruga për shkaqe të panjohura ende.

Departamenti i Patrullës Kufitare ngriti një padi për transportimin e emigrantëve të paligjshëm brenda vendit, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht si dinamikën e ngjarjes së rëndë, ashtu edhe aktivitetin e trafikut të qenieve njerëzore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE