
Në një kohë kur mbi 500 forca zjarrfikëse ndodhen në zona të ndryshme të Shqipërisë, duke luftuar me flakët që kanë përfshirë disa territore, një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Vaun e Dejës.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e njohur si Liqeni i Vau Dejës, ndërsa flakët po përhapen duke rrezikuar edhe banesat pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vaut të Dejës, ndërsa në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe mjete zjarrfikëse dhe efektivë nga Shkodra. Për shkak të situatës së vështirë dhe rrezikut të përhapjes së flakëve, është kërkuar ndihmë edhe nga bashki të tjera kufitare.
Pamje apokaliptike nga zjarri në kodrat e Tiranës, flakët drejt Surrelit, policia postobllok në Mullet, banorët e Lundrës pa ujë (DETAJE)
Situata paraqitet kritike, ndërsa zjarrfikësit së bashku me banorë të zonës, po përpiqen të frenojnë përhapjen e flakëve dhe ta vënë zjarrin nën kontroll.
Ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të terrenit dhe përhapjes së zjarrit, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet siguria e banesave dhe banorëve që ndodhen pranë vatrës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
