LAJME / E Martë 14 Tetor 2025, 11:11

Tragjedi, tre police VD*SIN nën rrënojat e pallatit të shembur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e fundit në një banesë dykatëshe në komunën Castel D’Azzano, në provincën e Veronës, ku një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar vdekjen e tre oficerëve të karabinierëve.

Sipas burimeve paraprake, oficerët ndodheshin në vendngjarje për të kryer një operacion evakuimi, kur ndodhi shpërthimi që çoi në shembjen totale të ndërtesës, duke i zënë poshtë efektivët e sigurisë.

Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë, por fatkeqësisht nuk arritën të shpëtojnë jetën e tre karabinierëve.

Ndërkohë, një grua është dërguar në spital me plagë të rënda dhe dyshohet se mund të ketë lidhje me shkaktimin e shpërthimit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE