LAJME / E Diel 1 Shkurt 2026, 23:11

Tragjedi/ Shkuan me pushim dimërore në resortin luksoz, vdesin 4 persona pasi… (Emrat)

Katër turistë britanikë kanë humbur jetën brenda vetëm katër muajve, pasi u sëmurën rëndë nga infeksione gastrointestinale gjatë pushimeve në resorte me pesë yje në Cape Verde, një destinacion i njohur për turizmin dimëror.

Sipas familjeve dhe firmës ligjore Irwin Mitchell, viktimat janë: Elena Walsh (64 vjeçe) nga Birmingham, Mark Ashley (55 vjeç) nga Bedfordshire, Karen Pooley (64 vjeçe) nga Gloucestershire, si dhe një burrë 56-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Të katërt ndërruan jetë gjatë vitit të kaluar, pasi u infektuan me sëmundje të rënda të stomakut në ishujt afrikanë.

Avokatët bëjnë me dije se numri total i britanikëve që kanë humbur jetën në Cape Verde nga janari 2023 arrin në gjashtë, ndërsa hetimet për rastet janë ende në vijim.

Rasti i Mark Ashley ka tronditur opinionin publik. Ai u sëmur vetëm tre ditë pas mbërritjes në pushimet e tetorit, duke shfaqur simptoma të rënda si dhimbje stomaku, diarre, të vjella, temperaturë dhe lodhje ekstreme. Çifti kishte paguar mbi 3 mijë paund për paketën turistike të rezervuar përmes Tui dhe ishte akomoduar në resortin Riu Palace Santa Maria, në ishullin Sal.

Pasi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, gjendja e tij u përkeqësua. Ai u rrëzua në banesën e tij dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall i vdekur pak minuta më vonë. Rasti i tij tashmë është referuar për hetim mjeko-ligjor.

Edhe Elena Walsh, infermiere me kohë të pjesshme dhe nënë e një djali, humbi jetën në gusht 2025, pasi u sëmur gjatë qëndrimit në resortin Riu Cabo Verde, po në ishullin Sal. Fillimisht, mjekët lokalë dyshuan për apendicit, por pas ndërhyrjes kirurgjikale, ajo pësoi atak kardiak fatal. Autopsia e kryer në Britani konfirmoi se apendiksi i saj ishte i shëndetshëm dhe se shkaku i vdekjes ishte insuficienca kardiake, me gastroenteritin si faktor dytësor.

Ndërkohë, Karen Pooley, e cila ishte me pushime në Riu Funana, u sëmur rëndë, rrëshqiti në hotel për shkak të ujit që rridhte nga një frigorifer dhe theu kofshën. Ajo u transportua me avion drejt Tenerifes për trajtim emergjent, por humbi jetën një ditë më pas.

Familjet e viktimave kanë nisur padi civile për dëmshpërblim ndaj Tui, duke e akuzuar operatorin turistik për mosgarantim të standardeve të sigurisë dhe higjienës, në kundërshtim me rregulloret britanike për udhëtimet turistike.

Ekspertët shëndetësorë dhe autoritetet evropiane kanë konfirmuar një shpërthim të bakterit shigella, një infeksion shumë ngjitës që përhapet përmes ushqimit, ujit të ndotur ose kontaktit nga personi në person. Sipas të dhënave zyrtare, 80% e rasteve të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit 2025 ishin të lidhura me udhëtime në Cape Verde.

European Centre for Disease Prevention and Control ka raportuar rritje të rasteve edhe në vende të tjera evropiane, ndërsa Foreign Office britanik ka lëshuar paralajmërime zyrtare për udhëtarët.

Nga ana e tyre, Tui dhe Riu Hotels kanë shprehur “keqardhje të thellë” për vdekjet, duke theksuar se testimet e rregullta nuk kanë zbuluar shkelje të standardeve sanitare. Megjithatë, hetimet ligjore dhe mjekësore vazhdojnë.

Cape Verde, i promovuar prej vitesh si “parajsë tropikale” për turistët evropianë, tashmë po përballet me një krizë serioze besimi, ndërsa familjet e viktimave kërkojnë drejtësi dhe garanci që tragjedi të tilla të mos përsëriten, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE