
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Esakaj të Lushnjës, ku një grua 86-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ishte larguar nga banesa një ditë më parë, ndërsa familjarët kishin nisur kërkimet për ta gjetur. Ajo u zbulua paraditen e sotme në një kanal vaditës, pa shenja jete.
Nga hetimet e para dyshohet se 86-vjeçarja mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka rënë në kanal, duke humbur jetën nga mbytja.
Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës, duke rikthyer vëmendjen te rreziku që paraqesin kanalet vaditëse, sidomos për të moshuarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
