
Institucionet kompetente kanë nisur procesin e zhvarrosjes (ekshumimit) në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut, me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aksioni po zhvillohet me qëllim të identifikimit të mbetjeve mortore dhe është pjesë e dy rasteve të hetimit penal që po udhëhiqen nga ky institucion.
Në kuadër të këtij procesi, të martën janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar me inicialet M.J. dhe M.B.
Në proces janë të përfshira institucionet përgjegjëse dhe ekspertët përkatës.
“Informacionet e mëtejshme do të bëhen publike vetëm në masën që nuk cenojnë integritetin e procedurës penale, procesin e identifikimit dhe të drejtat e familjarëve të viktimave”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /Insajderi.org/ do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
