
Muaji i mjaltit i një 29-vjeçari në SHBA përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida.
Jake Rosencrantz ndodhej në det kur u godit nga rrufeja, thanë autoritetet.
29-vjeçari u dërgua spital në gjendje kritike. Për fat të keq ai ndërroi jetë të nesërmen në mëngjes.
Të shtunën, përpara se të njoftohej vdekja e tij, Sherifi i Qarkut Volusia, Mike Chitwood, tha në një postim në Facebook: “Po lutem për këtë të ri dhe gruan e tij. Ata erdhën në plazhet tona për të festuar martesën e tyre. Dhe në një sekondë, gjithçka ndryshoi. Zemra ime është me ta sonte.”
Të hënën, në një deklaratë të re dhe duke ribotuar një raport të lidhur me këtë, Chitwood shtoi: “Ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tragjike të një të riu që ishte këtu në muajin e mjaltit me gruan e tij. I dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta bashkëshortes së tij në emër të të gjithëve ne në Qarkun Volusia, të cilët shpresonin deri në momentin e fundit se përpjekjet e vazhdueshme të shpëtimtarëve do ta sillnin atë përsëri në jetë”, theksoi sherifi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
