
Një shëtitje me **jet-ski** për një familje irakiane në **Bodrum të Turqisë** përfundoi në tragjedi. Një vajzë e mitur është gjetur pa shenja jete pranë ishullit **Kos**, ndërsa babai dhe motra e saj vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.
Sipas mediave greke, nëna e familjes njoftoi autoritetet turke se jet-skia me të cilën po lëviznin ishte përmbysur në det. Autoritetet turke, të angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit, kërkuan edhe ndihmën e autoriteteve greke për të verifikuar nëse familja ishte nisur në drejtim të ishullit Kos.
Roja Bregdetare greke gjeti një vajzë të mitur pa ndjenja në verilindje të ishullit Kos. Ajo u transportua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Kosit, ku mjekët konfirmuan vdekjen e saj.
Operacioni i kërkimit vazhdon për gjetjen e babait dhe motrës së vajzës, të cilët ende figurojnë të zhdukur. Në operacion është përfshirë edhe një helikopter i Forcave Ajrore greke, ndërsa në zonë fryjnë erëra veriperëndimore me forcë pesë ballë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
