
Në qytetin belg Bugenhout, në pjesën lindore të rajonit të Flandrës, në veri të Brukselit, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë hekurudhor.
Sipas informacioneve të konfirmuara për Reuters nga burime në terren, një tren udhëtarësh është përplasur me një minibus që po transportonte nxënës drejt shkollës, në momentin kur automjeti ndodhej në kalim hekurudhor. Disa persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur në përplasjen e fuqishme.
Shërbime të shumta emergjente dhe ekipe policore janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokuroria kompetente ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie, shkruan Sky News.
Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, deklaroi se ka mbetur pa fjalë nga kjo tragjedi e tmerrshme.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për të gjitha viktimat, fëmijët, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi sot. Falënderoj shërbimet emergjente dhe policinë për reagimin e shpejtë dhe përpjekjet në terren”, shkroi Verlinden në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
