LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 21:09

Tragjedi e madhe: Fëmijë 6-vjeçar vrau aksidentalisht babanë e tij polic

Tragjedi e madhe: Fëmijë 6-vjeçar vrau aksidentalisht babanë e tij – polic

Një fëmijë 6-vjeçar ka vrarë aksidentalisht babanë e tij në një ngjarje tragjike që ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bullgar të Plovdivit, raportojnë mediat bullgare.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Viktima ishte punonjës policie, ndërsa sipas të dhënave paraprake, fëmija ka qëlluar pa dashje me armën e shërbimit të babait të tij.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë kanë konfirmuar incidentin, duke bërë të ditur se ministri i Brendshëm, Kalin Stojanov, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të MPB-së në Plovdiv.

Autoritetet kompetente po kryejnë hetime dhe ekspertizë në vendin e ngjarjes për të sqaruar të gjitha rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE