
Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 12 të tjerëve ka ndodhur në autostradën që lidh Ikonin (Konya) me Antalian, një prej nyjeve kryesore turistike të Turqisë.
Në aksident është përfshirë një autobus që po transportonte dhjetëra turistë polakë, i cili pas një përplasjeje të fortë me një autoveturë është përmbysur në mes të rrugës.
Sipas të dhënave të para, goditja ka qenë mjaft e fuqishme sa që të dyja mjetet kanë përfunduar të kthyera përmbys në asfalt, duke krijuar momente tmerri për pasagjerët.
Menjëherë pas sinjalizimit të aksidentit, në vendngjarje kanë rrethuar zonën forca të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencave mjekësore për të dhënë ndihmën e parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
