LAJME / E Enjte 30 Prill 2026, 04:04

TRAGJEDI AJRORE: U rrëzua avioni – nuk ka të mbijetuar, publikohet numri i viktimave!

Avioni “Cessna 208 Caravan” u rrëzua në jugperëndim të Juba, ku humbën jetën të gjithë 14 personat që ndodheshin në të.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Sudani i Jugut njoftoi të hënën se avioni, i operuar nga CityLink Aviation, humbi kontaktin gjatë fluturimit nga qyteti Yei drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Juba

Sipas njoftimit, avioni ishte nisur në ora 09:15 sipas kohës lokale, ndërsa kontakti ishte humbur në orën 09:43. Në bord ndodheshin 13 pasagjerë dhe piloti, mes tyre edhe shtetas të Kenias dhe Sudanit të Jugut.

Raportet paraprake tregojnë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga kushtet e këqija atmosferike, kryesisht nga dukshmëria e ulët. Shkaqet zyrtare të tragjedisë ende nuk janë konfirmuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE