LAJME / E Mërkurë 15 Tetor 2025, 15:03

TM*RR! Merr flakë autobusi me pasagjerë, vd*sin 20 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur të martën në shtetin perëndimor të Indisë, Rajasthan, ku një autobus me mbi 50 pasagjerë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave.

Sipas autoriteteve, autobusi po udhëtonte mes qyteteve Jaisalmer dhe Jodhpur kur papritur ndaloi në anë të rrugës për shkak të tymit që dilte nga pjesa e pasme, por brenda pak minutash u përfshi i gjithi nga zjarri.

“Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq më vonë nga djegiet në spitalin e Jodhpurit,” tha për AFP zyrtari i policisë Rajesh Meena. Mediat lokale raportojnë se zjarri shpërtheu me shpejtësi të madhe, duke mos u lënë mundësi shumë pasagjerëve të shpëtonin.

Kryeministri indian Narendra Modi reagoi menjëherë, duke u shprehur “i tronditur nga humbja e jetëve njerëzore” dhe premtoi kompensim financiar prej 200,000 rupi (rreth 1,940 euro) për familjet e viktimave.

Siguria rrugore në Indi vazhdon të jetë një nga problemet më serioze në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE